Muzeu i bukurisë dhe dhunës, gratë të mbështeten për të denoncuar dhunën
Bukuri intensive dhe energji e gjallë. Ishte kjo mënyra sesi e pa skulptori i madh barok Gian Lorenzo Bernini të dashurën e tij Costanza-n katër shekuj më parë, por vetëm pak muaj pasi bëri këtë bust, ai e shpërfytyroi atë nga xhelozia.
Për të shënuar ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, Muzeu Uffizi vendosi të rrëfejë historinë e grave të dhunuara përmes skulpturave dhe fotografive, sepse arti
“Ndërgjegjësimi i njerëzve për diçka ndodh kur ata e shohin thjesht si lajme krimi të përcjella nga gazetat, radioja ose TV, por këtu mund të shihni bukurinë dhe energjinë ekstreme të grave dhe gjithashtu sulmin ndaj jetës dhe identitetit të gruas,” – deklaroi drejtori i muzeut Eike D. Schmidt.
Në shekullin e 17-të, arma ishte thika e sot është acidi, por objektivi mbetet i njëjtë, fytyra, identiteti dhe liria e gruas.
103 qendra kundër dhunës në mbarë Italinë ndihmojnë më shumë se 20.000 gra në vit, të cilat ikin nga dhuna dhe abuzimi në familje, duke u dhënë atyre mbrojtje dhe strehë, duke u ofruar një rrugë drejt autonomisë dhe lirisë.
Kultura luan gjithashtu një rol themelor, sepse një mjedis shtypës dhe seksist ende ka ndikim mbi jetën dhe lirinë e grave, ndonëse kanë kaluar katër shekuj pasi bukuria e Costanzës u shkatërrua nga dhuna e një burri.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS