Kryeministri Rama thirrje të re bizneseve që janë lejuar të punojnë

21 Prill 2020 | 12:44

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka rikujtuar bizneset që janë lejuar të punojnë se duhet të mbajnë në subjektet e tyre vërtetimet përkatëse nga portali “e-Albania” dhe protokollet e tyre të sigurisë. Me një shënim në faqen e tij zyrtare, shefi i ekzekutivit pohon se “Task-Forca” e ngritur për monitorimin e situatës nga COVID-19 do të kontrollojë subjektet për të parë zbatimin e masave të diktuara.

Sipas tij, çdo subjekt që do të kapet në shkelje do të penalizohet në bazë të parashikimeve të aktit normativ dhe Kodit Penal.

“Çdo biznes i lejuar për hapje duhet të disponojë në mjedisin përkatës vërtetimin nga www.e-albania.al dhe protokollin përkatës të sigurisë, duke filluar nga e hëna 27 prill! Task-Forca ndërinstitucionale anticovid-19 do të inspektojë dhe sanksionojë, në bazë të aktit normativ dhe të kodit penal çdo biznes që nuk do të ketë dokumentacionin përkatës, si edhe kushtet e përcaktuara nga protokolli”, shkruan Rama.

Qeveria shqiptare i ka propozuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që të zgjasë deri në 23 qershor gjendjen e fatkeqësisë natyrore në lidhje me pandeminë globale të COVID-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026