Berisha dhe Basha shtojnë dozën e akuzave ndaj njëri-tjetrit në prag të Kuvendit

26 Nëntor 2021 | 19:30

Kur afrohen datat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë forcuar retorikën e sulmeve të ndërsjella.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të tjera ndaj Lulzim Bashës gjatë një takimi të mbajtur me demokratët në Kurbin.

Ai është shprehur se Basha është aq i pa rrezikshëm sa që është kthyer në një figurë të dashur për votuesit socialistë.

Lideri historik i PD tha se për kreun e PD ka dy dosje në ngarkim duke iu referuar “Toyota Yaris” dhe dosjes për lobimin rus.

“Z. Basha dil dhe thuaju pak demokratëve për dosjen e ‘Nick Muzin’, dosje për të cilën je i përshtatshëm për qeli në Shqipëri dhe SHBA. Me urdhër të Edi Ramës, transportuar nga Agaçi, prokurori dosjen ku Basha akuzohej për pastrim parash nuk e çoi në Gjykatën e Lartë. Po kaq e zezë për ty është dosja ‘Toyota Yaris’”, tha Berisha.

Ish-kryeministri gjithashtu iu përgjigj akuzave të bëra nga Basha se për Berishën dhe fëmijët e tij ka dosje hetimore në SPAK.

“Fëmijët e mi nuk kanë patur asnjë dosje, asnjë çështje. Sali Berisha kurrë nuk ka patur. Ju bëj me dije se Edi Rama prej tre vitesh ka dërguar me dhjetëra vendime qeverie në SPAK dhe Prokurori, që të gjitha janë kthyer se Sali Berisha ka zbatuar ligjin”, tha Berisha.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar kreu i PD, Lulzim Basha, i cili thotë se Berisha po vendos veten mbi PD. Sipas tij ndryshimi drastik i kursit pas 9 shtatorit tregon se ish-kryeministri nuk njeh kufi.

“Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale. PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës”, thotë Basha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026