LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

27 Nëntor 2021 | 18:35

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut “Alternativa” ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

Sipas burimeve nga partia “Alternativa”, vazhdimi i bisedimeve bëhet për t’i dhënë vendit një shans, që të ketë stabilitetit politik dhe të vazhdojnë proceset eurointegrues, aq më shumë kur vendi është përfshirë nga pandemia, krizat ekonomike dhe ajo energjetike.

Duke marrë parasysh ngërçin politik në Maqedoninë e Veriut, bashkimi i Alternativës në koalicionin qeveritar do të nënkuptonte rritje të shumicës parlamentare me 4 deputetë, duke e konsoliduar maxhorancën qeverisëse me minimumi 64 deputetë nga 120 që ka Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Në bisedimet me Lidhjes Social Demokrate nuk është folur akoma konkretisht për ndarjen e pushtetit, por mësohet se LSDM është e gatshme të ofrojë dyfishin e posteve që mbante Lëvizja Besa, e cila braktisi Qeverinë pas zgjedhjeve lokale.

“Alternativa” në zgjedhjet parlamentare të 2020 -ës dhe ato lokale të para një muaji, garoi në koalicion me partinë tjetër opozitare, Aleanca për Shqiptarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026