‘Ministria, mijëra euro për një logo’, arkeologu: S’kemi pse shtrijmë dorën tek të huaj për ekspeditat

29 Nëntor 2021 | 09:09

“Ekspedita e Bylisit kushtoi 10 mijë euro. Nuk kemi pse shtrijmë dorën tek të huajt kur Ministria e Kulturës për një logo harxhon mbi 20 mijë euro”. Kështu u shpreh për emisionin “Mirëmëngjesi” historiani dhe arkeologu Neritan Ceka teksa komentoi mënyrën e gjetjes së fondeve për të kryer ekspedita.

Arkeologu nënvizoi se deri më tani ka pasur mungesë fondesh për të kryer ekspedita dhe ka qenë e pashmangshme bashkëpunimi me të huajt.

“Po gjallërojmë arkeologjinë shqiptare, kjo ishte një ekspeditë thjesht shqiptare. Deri sot për mungesë fondesh kemi shtrirë dorën e majtë për të punuar me dorën e djathtë, pra kanë qenë kryesisht fonde që vinin nga ekspedita të përbashkëta, kemi punuar me gjermanët, amerikanë. Ata sillnin para në tokën tonë”, tha ai më tej.

Z. Ceka nënvizoi më tej se historia vetëm shkruhet, nuk mund të rishkruhet, pasi është një punë shkencore dhe se ka një bazë të tërë studimesh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022