Policia arreston 2 persona për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje në Lezhë

29 Nëntor 2021 | 16:08

Policia në Lezhë në bashkëpunim me “Shqiponjat” ka arrestuar dy persona për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa ka proceduar një tjetër shtetas në gjendje të lirë.

Ndalimi i shtetasve të dyshuar është bërë në afërsi të një vile, brenda një automjeti.

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin J.B. dhe pasagjerë L.Xh., e L.Gj., policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik, 90 fishekë dhe sende të dyshuara të vjedhura.

Dyshohet se tre shtetasit kanë kryer disa vjedhje nëpër banesa në Lezhë.

Prokuroria e Lezhës do ta hetojë çështjen më në thellësi, ndërsa vijojnë kontrollet nga policia në të gjithë qarkun.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026