Serbia bllokon mallrat nga Kosova, Abdixhiku: Veprim flagrant

22 Prill 2020 | 06:10

Autoritetet doganore të Serbisë nuk kanë lejuar të kalojnë kamionët me mallra me regjistrim të Kosovës dhe Shqipërisë, me arsyetimin se duhet të regjistrohen në zyrën paralele në veri të Mitrovicës.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, i cili e quajti këtë veprim të paprecedent.

Ministri deklaroi se kjo paraqet shkelje jonjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridore të gjelbër të betejës me COVID-19.

“Veprim i paprecedent gjatë pandemive, autoritetet serbe kanë bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave që vijnë nga Kosova.

Kjo paraqet shkelje jonjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridore të gjelbër gjatë betejës me COVID-19, për të cilën gjë ishin marrë vesh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Abdixhiku.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Ai ka thënë se “qarkullimi i mallrave në rajon, sidomos në kohë të pandemisë, duhet të funksionojë në bazë të rregullave dhe praktikave, tashmë të miratuara nga CEFTA, të njohura si ‘korridori i gjelbër’, apo korridore të lira, që mundësojnë arritjen e mallrave në destinacion, në një kohë optimale dhe barriera të pritjes në kufi”.

Rukiqi ka thënë se gjatë ditës se martë ka biseduar me homologët e Odave Ekonomike të Rajonit, përfshirë edhe kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë ku është rënë dakord se duhet angazhim nga të gjithë që të mos lejohet asnjë pengesë në qarkullimin e mallrave, dhe të mos rrezikohet në asnjë mënyrë zinxhiri furnizues.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026