‘Omicron’ nga një person me HIV/AIDS, epidemiologët: Nuk është e vërtetuar, por s’përjashtohet si mundësi
Mjeku Ilir Alimehmeti tha në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, se nga mjekët në Afrikën e Jugut, ku janë zbuluar 77 raste të variantit Omicron, nga 166 në gjithë botën, deri tani flitet për simptoma të lehta, por nisur nga numri i lartë i mutacioneve të këtij varianti mendohet se transmetueshmëria e tij të jetë e lartë.
Ai tha se nuk ka asgjë të vërtetuar se personi i parë bartësi këtij mutacioni ka qenë gjithashtu bartës i HIV/AIDS, por shtoi se është e mundshme që kjo të ketë ndodhur, pasi tek personat me imunitet të ulët si ata të prekur nga AIDS apo sëmundje të tjera të rënda, mundësia që virusi të largohet është e vogël.
Nëndrejtori e ISHP, Dritan Ulqinaku tha se kjo është arsyeja pse OBSH po apelon për sa më shumë vaksinime pasi në organizmat ku virusi qëndron për një kohë më të gjatë ka më shumë gjasa të pësojë mutacione.
“Politika e OBSH dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare është që të bëhet sa më shpejt vaksinimi në mënyrë që të mos lejohet përhapja e këtyre mutacioneve”, tha mjeku Ulqinaku.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 17:00 Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, kyçe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
- 16:53 Njeriu më i pasur i Francës, Bernard Arnault, urdhërohet të paguajë 22.5 milionë euro taksa
- 16:48 Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)
- 16:14 Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes
- 16:10 Microsoft shkurton 4,800 vende pune, investimet në inteligjencën artificiale rrisin presionin mbi gjigandin teknologjik
- 16:07 LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin