Barometri: Vrasjet shqetësimi kryesor i sigurisë për shqiptarët

2 Dhjetor 2021 | 21:53

Më shumë se gjysma e shqiptarëve (55,2%) besojnë se vrasjet janë krimi më shqetësues për vendin. Në mënyrë dërrmuese, qytetarët e pyetur në vrojtimin e Barometrit të Euronews Albania, veçojnë vrasjen nga çdo lloj tjetër krimi.

Dhuna fizike ndaj personit vjen e dyta, por janë tre herë më të pakët në numër (12,8%) qytetarët që e shohin atë si shqetësimin kryesor të sigurisë së vendit.

Duket se qytetarët e shohin si jo shumë shqetësues trafikun e drogës—vetëm rreth 11% e tyre e cilësojnë atë si shqetësimin kryesor të sigurisë në vend.

Për sa i përket kërcënimit personal nga krimi, vjedhja konsiderohet si rreziku kryesor nga një e katërta e qytetarëve (25,4%).

Afërsisht një e katërta raporton frikën se mund të jenë viktimë e plagosjes me armë ose mjete të tjera si shqetësimin e dytë personal.

Vrojtimi i Barometrit u realizua për Euronews Albania nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar, me 1000 intervista ballë për ballë në familje, të zhvilluara në periudhën 20-30 nëntor 2021.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025