Juristi Manjani dhe aktivistja Ballauri analizojnë pse krimi i vjedhjes dominon në vend
Ylli Manjani tha në emisionin “Barometri” se krimet në Shqipëri, përqindja më e madhe e të cilëve janë vjedhje, vijnë si pasojë e problemit ekonomik në vend.
Sipas juristit, kjo gjë reflekton një shoqëri që jeton në një informalitet shumë të lartë.
“Krimi më i madh në thelb është krimi ndaj pasurisë së tjetrit. Në qoftë se s’ta vjedh dot, ta dëmtoj”, u shpreh Manjani.
Ylli Manjani tha se vrasjet marrin shumë vëmendje kur ndodhin, por harrohen shpejt, ndërsa vjedhja mbetet një problem i përhershëm.
“Shoqëria jonë është shoqëri parazitë, jeton me djersën e tjetrit”, u shpreh Manjani.
Aktivistja për të drejtat e njeriut, Elsa Ballauri tha nga ana tjetër se vjedhja nuk është vetëm problem ekonomik, por edhe shoqëror.
Gjatë kohës së komunizmit, argumentoi ajo, krimet më të dënuara ishin ato politike, ndaj shqiptarët e kanë të ngulitur në pavetëdije se “s’është ndonjë gjë e madhe të vjedhësh”.
Znj. Ballauri tha se vjedhjet duhen raportuar pasi edhe pse sendet e vjedhura mund të mos gjenden, një rast i caktuar do të bëhet çështje në komunitet, gjë që do të çojë drejt ndërgjegjësimit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)