Gjyqi ndaj Hysni Gucatit, avokati: Prokurori po bashkëpunon me serbë që kanë kryer krime lufte

3 Dhjetor 2021 | 16:12

Avokati i Hysni Gucatit, kreut të veteranëve të UÇK, që po gjykohet në Hagë, ka akuzuar Zyrën e Prokurorit Special se po bashkëpunon dhe merr si provë dëshmi nga serbë që kanë kryer krime lufte.

Në seancën e radhës të gjyqit, ku Gucati akuzohet për rrjedhje të informacionit nga organizatat e veteranëve të luftës së UÇK, avokati Rees është shprehur se Zyra e Prokurorit Special nuk ka dhënë asnjë provë deri tani.

“Kur mbrojtja thotë ka informacion se një punonjës me emër që punon aktualisht në ZPS është implikuar në proces përmes të cilit materialet mbërritën në zyrat e OVL-UÇK, ata nuk thonë asgjë, dhe nuk kërkojnë asnjë provë për ta hedhur poshtë. Pavarësisht nga hetimet që prokurori i specializuar pretendon se kanë kryer, ZPS nuk ka dhënë si provë ndonjë raport të pavarur që të shfajësojë stafin e vet si të përfshirë në rrjedhjen e një dokumenti të tillë, ata nuk mund ta bëjnë këtë sepse një raport të tillë nuk e kanë”, ka thënë Rees.

Avokati Rees ka shkuar edhe me tej, duke e etiketuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar, si frikacake dhe se po pengon në zbardhjen e të vërtetës.

“Kur nuk ka vullnet apo prirje për t’i përballuar ata në shtyp të cilët nxorën në dritë duke përdorur fjalët e tyre bashkëpunimin e turpshëm të ZPS-së dhe atyre të dyshuar për krimet më të rënda, ZPS refuzon njëkohësisht të lejojë të vërtetën të dalë në shesh në lidhje me kush, si dhe përse ky material doli nga zyrat e saj dhe përfundoi në OVL-UÇK në radhë të parë. Përkundrazi, ZPS synon Hysni Gucatin dhe bashkë-akuzuarin e tij me këto akuza të sajuara në një procedim pa viktima. Ky është për mendimin tonë, një procedim prej frikacaku nga një zyre prokurorie frikacake”, ka thënë avokati Rees.

Hysni Gucati, u arrestua më 25 shtator të vitit 2020 në akuzën se Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK ka pranuar nga persona anonimë, dosje të Zyrës të Prokurorit Special, ku pretendohet se ka prova mbi bashkëpunimin e kësaj zyre me Beogradin.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026