Protesta në Serbi, qytetarët bllokojnë rrugët në më shumë se 50 lokacione

4 Dhjetor 2021 | 17:54

Qytetarët serbë në gjithë Serbinë janë duke protestuar masivisht kundër miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Shpronësimin dhe Ligjin për Referendum të cilat i ka prezantuar presidenti serb Aleksander Vuçiq.

Organizatorët e protestave thonë se Vuçiq po i varros institucionet.

Protestat janë duke u zhvilluar nëpër të gjitha qytetet e Serbisë përfshirë edhe Beogradin.

Qytetarët kanë bllokuar rrugët në më shumë se 50 lokacione.

Protestuesit fillimisht kanë bllokuar urën mbi lumin Sava si dhe autostradën ndërkombëtare në Beograd

Një grup protestuesish kanë ndezur pishtarë që shkaktojnë zjarr në urën mbi lumin Sava në Beograd

Në anën tjetër te protestes  një grup i të rinjëve të maskuar kanë brohoritur emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq në qendrën Sava në Beogradin e ri.

Protestave iu kanë bashkëngjitur edhe aktivistë të shoqërisë civile, artistë dhe aktivistë të mjedisit.

Përleshje janë raportuar në Novi Sad  ku dhe janë thyer xhamat e ambienteve të Lëvizjes Socialiste e kryesuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026