Masa të reja anti-COVID në Kosovë, Kurti: Mjeti më efikas mbetet vaksinimi masiv
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifi dhe kryeministri Albin Kurti prezantuan masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Kosovë.
Z. Latifi tha se nga sot rikthehet mundësia e vaksinimit edhe gjatë fundjavës si dhe në aeroportin e Kosovës.
Të gjithë personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë certifikatën e plotë e në rast se personi ka vetëm një vaksinë, do të kërkohen testet. Nga 3 janari për të hyrë në Kosovë duhet të ketë vetëm certifikatën e plotë të vaksinimit.
Ministri Latifi tha se për të shmangur mbylljen e shkollave dhe bizneseve, punonjësve në institucione publike dhe private, udhëtarët e transportit publik, nxënësve, dhe studentëve, shfrytëzuesit e qendrave tregtare apo gastronomisë, do t’u kërkohet certifikata e plotë e vaksinimit apo e pjesshme. Kjo e fundit duke dëshmuar me testet.
Kryeministri Albin Kurti u shpreh se masat kundër pandemisë në Kosovë do të zbuten vetëm nëse rreziku nga virusi do të jetë më i ulët.
Kurti tha se mënyra më e mirë për të luftuar pandeminë është vetëm vaksinimi, ndërsa shtoi se këto masa janë të domosdoshme që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta