Festivali ‘ArteKino’, eventi i mbështetur nga BE shfaq filma të kineastëve të rinj europianë

5 Dhjetor 2021 | 15:53

Festivali ‘ArteKino’ i këtij viti sjell disa filma revolucionarë. Eventi online i mbështetur nga Bashkimi Europian ofron projektim falas të filmave të kineastëve të rinj europianë, që trajtojnë çështje bashkëkohore apo probleme të njohura për shumë europianë.

Dhjetori është muaji i premierave në industrinë e kinematografisë, por filmat e këtij festivali nuk shfaqen në kinema apo askund tjetër.

Një zëdhënës për shtyp i këtij eventi tregon pse për Euronews.

“Thjesht sepse këta filma janë të veçantë, inovativë, të pazakontë dhe zakonisht, distributorët në tregje të vogla ju frikësohen. Në anën tjetër, kemi pasur një festival të këndshëm, ndaj të 12-të filmat kanë debutuar në një festival filmi të kategorisë superiore”, thotw Ákos Pauló-Varga, zëdhënës për shtyp, Magyarhangya

Mes titujve, për shembull, është filmi i një regjisori serb, “Oazi”, që ndjek jetët e pacientëve që trajtohen në një spital psikiatrik.

Një tjetër titull është filmi “Lufta e Brendshme” e Masha Kondakovas, një rrëfim i jetuar i luftës në Ukrainën lindore.

‘ArteKino’, një alternativë e filmave komercialë, do të zhvillohet deri në fund të këtij viti.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026