Princi William shpjegon pse këngëtarja Tina Turner i kujton të ëmën, Diana
Princeshë Diana këndonte me gjithë shpirt këngët e Tina Turner, ndërsa çonte fëmijët në shkolle me makinë.
Princi William ndau këtë kujtim të çmuar që ka me të ëmën e ndjerë, gjatë një podcasti të kompanisë Apple me temë shëndetin mendor.
Princi kujtoi me dashuri pëlqimin që Princeshë Diana kishte për hitin e vitit 1989 ‘Simply The Best’, të “mbretëreshës” së rokut. Ai shpjegoi se si Diana e këndonte këtë këngë me gjithë fuqinë e zërit, ndërsa e çonte atë dhe vëllain e tij më të vogël Princ Harry në shkollë.
Këtë moment ai e përshkruan si ‘një çast familjar i vërtetë’ dhe aludon se e ëma e përdorte këtë sjellje si mjet për të shpërqendruar fëmijët nga ankthi i shkollës-konvikt.
Mbërritja te portat e shkollës ishte si rikthim në realitet për dy djemtë e vegjël.
“Kur disa këngë të bëjnë të humbasësh në to, të vjen t’i dëgjosh sërish, thjesht për të ripërsëritur atë kujtim familjar. Kur e dëgjoj atë këngë tani, më kthen mbrapsht te ato shëtitje me makinë dhe më kujton mamanë”, tha Princi.
Në regjistrimin zanor për Apple, 39-vjeçari William, i cili është i dyti në radhën për fronin Britanik, thotë për veten e tij se preferon ta fillojë javën duke dëgjuar këngën e bandës së hard rokut AC/DC, ‘Thunderstruck’.
“S’ka gjë më të mirë për mëngjeset e të hënave, kur je disi pa humor pas fundjavës dhe përpiqesh t’i rikthehesh ritmit të furishëm të javës”, shpjegoi ai.
Të ardhurat nga podcasti, gjatë të cilit William ndan histori të padëgjuara më parë për jetën dhe familjen e tij, do t’i dhurohen fondeve të bamirësisë së Princit.
William thotë gjithashtu se Princeshë Diana e ka çuar në një strehimore të pastrehësh, për t’i treguar atij “jetën e vërtetë”, jashtë mureve të pallatit mbretëror.
Pricni flet edhe për punën e tij si pilot helikopteri – ambulancë, të cilën e ushtroi për dy vite deri në vitin 2017. Ai thotë se kjo lloj pune e ka “ndikuar”, pasi e bëri të kuptonte në thelb traumat dhe trishtimin e njerëzve.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)