’30 qershori’, Bushati flet për vakum Kushtetues, Haxhiu: Meta po ndihmon Berishën

7 Dhjetor 2021 | 20:35

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu diskutuan gjatë emisionit “Shock” mbi qëndrimin e mbajtur nga Presidenti Ilir Meta për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas Bushatit vendi është në konflikt institucional pasi gjashtë bashki në vend janë pa kryetar dhe nuk mund të ketë zgjedhje.

Ai theksoi se “Gjykata Kushtetuese dështoi të zgjidhjet një problem kushtetues në vend” dhe e gjitha është dhe një dështim i reformës në drejtësi. Bushati shtoi se është krijuar një vakum kushtetues dhe mbi të gjitha vihet në dyshim Gjykata Kushtetuese.

“Qytetarë të 6 bashkive nuk do të kenë kryebashkiak vetëm se pse gjykata amerikane-evropiane është zbythur për të marrë një vendim. Meta me të drejtë apo pa të drejtë meqë nuk kam vendim gjykate dhe askush nuk më obligon të jap një datë të re për zgjedhje, le ta zgjidhi”, tha ai.

Baton Haxhiu duke e krahasuar me Gjykatën Kushtetuese në Kosovë tha se kjo e fundit “është jo vetëm më e mira në rajon por më e mira në Evropë dhe nuk i duhet as Venecia” pasi “Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka rrëzuar tre presidentë”.

Ndërsa qëndrimin e Metës, ai e cilësoi si “politik” dhe shtoi se Presidenti vazhdon të jetë palë dhe në këtë rast po ndihmon Berishën duke mos dekretuar zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki.

Për Gjykatën Kushtetuese, ai tha se për shkak se kryetarja Vitore Tusha është në largim e sipër dhe “njerëzit që në Shqipëri janë në largim e sipër nuk marrin vendime”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022