Meta homazhe pranë shtatores të Azem Hajdarit: Ta kthejmë Shqipërinë në shinat e demokracisë

8 Dhjetor 2021 | 11:38

“Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa,  ta kthejmë në shinat e vërteta të demokracisë, lirisë dhe të garantojmë të ardhmen europiane të vendit”.

Kështu deklaroi presidenti Ilir Meta pas homazheve të bëra në shtatoren e Azem Hajdarit në “Qytet Studenti” në Ditën e Rinisë, 8 dhjetorin.

“Jam këtu për të nderuar lëvizjen studentore, në mënyrë të veçantë heroin e demokracisë, Azem Hajdarin që pati një rol kyç, vullkanizues, në ato momente kritike të Shqipërisë dhe  të gjithë ata studentë që dhanë jetën për lirinë”, tha kreu i shtetit.

Presidenti nuk komentoi kampet e krijuara në PD. “Nuk jam këtu për t’u marrë me çështje të tilla”, u shpreh Meta.

Sot është Dita Kombëtare e Rinisë. Kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026