Ish-dhjetoristi Blendi Gonxhe në NOW tregon çfarë ndodhi në 8 dhjetor ‘90
Blendi Gonxhe, ish-pjesëmarrës në protestën e dhjetorit 1990 tregon se lëvizja ka nisur nga Akademia e Arteve ku kishte një frymë më përparimtare.
Sipas Gonxhes ajo që doli jashtë parashikimit të sistemit ishte protesta për kushtet në konvikte.
“Në konvikte jeta ka qenë e vështirë nga pikëpamja higjienike, e ushqimit dhe të gjitha kushteve”, tha ai.
Gonxhe tregoi se fillimisht janë dhunuar gjatë protestave të para dhe ka pasur përpjekje për ta shfryrë protestën dhe vetëm pasi u krijua një masë e madhe prej 50 mijë vetash sistemi u detyrua të bënte lëshime.
Ish-studenti i dhjetorit tha se kishte shumë skenare për situatën e krijuar, madje dhe takimi me Ramiz Alinë ishte në një ambient të vështirë për ta.
Gjithashtu Gonxhe tha se “teknika” që përdorën ishte që Alia të merrte një mbështetje në mënyrë që të guxonte për të bërë sa më shumë lëshime.
“Mendonim që duke e ndarë Ramizin si President, donim që t’i jepnin mundësin që të merrte atë guxim që nuk e mori kurrë dhe që ndoshta të ishte pjesë shumë e mirë e historisë sonë”, tha ai.
Blendi Goxhe theksoi se ishin pikërisht ata që morën hapin për dhënien e mundësisë së parë për t’u larguar nga fryma komuniste.
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në