Takimi i Bashës me aleatët: Qeveria nuk ka akorduar fonde të mjaftueshme për krizën

23 Prill 2020 | 14:44

Në përfundim të takimit që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati sot me aleatët, partitë opozitare i kanë kërkuar qeverisë që të rishikojë paketat e ndihmave pasi sipas tyre nuk janë përfshirë 750 mijë qytetarë si dhe fondet janë të pamjaftueshme. Gjithashtu, koalicioni opozitar vlerëson se, qeveria është treguar e paaftë dhe ka dështuar për të menaxhuar në mënyrën e duhur situatën e krijuar nga coronavirusi.

“Kjo krizë e rëndë konfirmoi se për kryeministrin prioritet janë një grusht klientësh, me të cilët grabit taksat e shqiptarëve. Në vend që të financojë ekonominë për të mos mbyllur vendet e punës, Edi Rama zgjedh të vazhdojë pagesat prej mbi 100 milionë euro për disa koncesione korruptive. Koalicioni opozitar bën thirrje për rishikimin urgjent të paketave gjysmake ekonomike, në mënyrë që askush që është prekur nga kriza, të mos përjashtohet nga ndihma si dhe për anulimin e menjëhershëm të koncesioneve”, kërkojnë partitë opozitare.

“Me shqetësimin më të madh për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, për ne është e papranueshme që 6 javë pas shpërthimit të epidemisë, qeveria; Ka bërë mesatarisht vetëm 110 teste në ditë, për mbi 2,6 milionë banorë; ka lënë jashtë ndihmës financiare mbi 750 mijë qytetarë dhe nuk ka shpërndarë ndihmën e premtuar për mijëra të tjerë; dhe nuk ka akorduar fonde të mjaftueshme për përballimin e krizës, duke e renditur Shqipërinë të fundit në rajon”, thuhet më tej në deklaratën e përbashkët të aleatëve opozitarë.

Gjatë takimit është shprehur shqetësim dhe për numrin e të infektuarve që vijon të jetë i lartë edhe pas 6 javë nga rastet e para. Kjo sipas partive opozitave ka ardhur për shkak se qeveria nuk ka mbyllur fasoneritë dhe bizneset të tjera me risk të lartë infektimi duke i kthyer në vatra përhapje, siç ka ndodhur Krujë, Kurbin, Kamëz dhe Shkodër. Koalicioni opozitar kërkon transparencë për paratë e shpenzuar për përballimin e krizës dhe kërkon hetimin urgjent të kontratave që janë klasifikuar sekret.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”

Grupi më i madh i protestuesve është drejtuar mbrëmjen e kësaj të enjteje drejt Sheshit “Skënderbej”, ndërsa thirrjet kanë qenë të njëjta me ato të...
22:23 | 04/06/2026

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026