“Samiti për Demokracinë”, Rama: Të angazhuar për të luftuar korrupsionin në çdo nivel

9 Dhjetor 2021 | 15:47

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një fjalim në “Samitin për Demokracinë” të organizuar nga Presidenti i SHBA, Joe Biden.

Rama tha se Shqipëria ka bërë hapa përpara pas 50 viteve izolim ndërsa mbetet ende një “demokraci e re”.

Kryeministri përmendi reformën në drejtësisë një nga hapat më të rëndësishme, duke shtuar se janë larguar nga sistemi 70% e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Rama tha se sistemi i ri i drejtësisë do të jetë “i paanshëm dhe i pavarur” nga pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ.

“Jemi të angazhuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

Ai gjithashtu përmendi investimet për ofrimin e shërbimeve online që do të garantojë më shumë transparencë për proceset qeverisëse.

Për situatën ndërkombëtare dhe veçanërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Rama tha se paqja dhe stabiliteti garantohen vetëm përmes bashkëpunimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026