‘Destinacion’ bën një udhëtim në traditën e verës shqiptare

9 Dhjetor 2021 | 18:20

‘Destinacion’ ndërmori një udhëtim fantastik në traditën e verës shqiptare, i cili prodhohet nga rrushi autokton shqiptar.

Një kantinë e veçantë vere është ajo e quajtur “Çobo”, e cila ndodhet në trekëndëshin e rrugës ku shkohet për në Urën Vajgurore, në Berat, si edhe në Fier.

Në Malas-breg, në majë të kodrës janë mbjellë 20 mijë rrënjë rrushi të varietetit autokton Vlosh për verën Çobo. Hardhiat mbahen me boshet prej druri të gështenjës dhe nga një rrënjë prodhohet vetëm një shishe verë.

Një tjetër vreshtë e kësaj kantine ndodhet në Malinat. Vreshta është pozicionuar në një vend fantastik me pamje nga mali i Tomorit dhe poshtë gjarpëron Osumi. Dielli e rreth që në lindje e deri pasdite, ndërsa toka, sipas analizave të bëra, është shumë e përshtatshme për vreshtari. Aty janë mbjellë 28 hektarë vreshta.

Verërat Çobo mund të shijohen edhe në restorantin Shendeverë, në kalanë e Tiranës. Aty serviret ushqim bio, i shoqëruar me verën Çobo. Kryekuzhinieri ka 30 vjet eksperiencë në gatim dhe thotë se synimi i tij është që cilësia e pjatave të jetë në lartësinë e cilësisë së verës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme

Rreth 1,500 persona janë liruar në Siri sipas një dekreti për amnisti të përgjithshme, tha Mazhar al-Wais, ministër i drejtësisë në qeverinë kalimtare të vendit....
15:50 | 22/02/2026

Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!

Në Korçë është zhvilluar Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira. Për 3 ditë me radhë, në garën e zhvilluar në fushën e aviacionit sportiv në...
19:33 | 22/12/2024

Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin Europën

Pushimet zyrtare për festat e 28-29 Nëntorit, shqiptarët kanë vendosur ti festojë jashtë trojeve shqipfolëse. Shumë familje kanë zgjedhur që katër ditët që kanë pushim,...
15:46 | 29/11/2024