Manjani: Nëse ’11 Dhjetori’ rezulton i suksesshëm, s’mund të ketë Kuvend të dytë në PD

9 Dhjetor 2021 | 22:04

Ylli Manjani thotë se nëse Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur më 11 dhjetor nëse rezulton i suksesshëm nuk ka vend për një Kuvend të dytë.

“Në qoftë se do të ketë një 11 dhjetor të suksesshme dhe do të vijnë 5 mijë vetë, etj, etj, nuk ka shans aritmetik që të ketë një Kuvend të dytë. Artimetikisht nuk funksionon kështu, mund të ketë një manipulim të dytë ndoshta”, tha Manjani.

Sipas tij vetë demokratët nuk duan një ndarje Basha-Berisha por duan një zgjidhje që të dy të vazhdojnë të japin kontribut brenda PD-së.

Blendi Çeka, studiues, thotë se ka një diferencë prej 20% në mbështetjen mes Berishës dhe Bashës.

Ai thotë se mesazhet e Bashës marrin mbështetje, por vetë si lider ai nuk gëzon të njëjtën mbështetje.

“Mesazhet e Bashës gjejnë mbështetje, por vetë ai gëzon këtë mbështetje dhe duket se nuk arrin ta kapitalizojë këtë mbështetje”, tha Çeka.

Sipas Elvis Iljazajt, kjo vjen për shkak se Basha ka qenë i tërhequr në këtë betejë.

“Basha ka përdor asimetrinë dhe vetëm kohët e fundit ka rritur tonin e deklaratave”, tha ai.

Jonida Shehu, të dy lehtësisht të atakueshëm për shkak të gabimeve të mëdha që kanë bërë si lidera dhe në drejtim të njëri-tjetrit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025