Berisha sulmon ambasadoren e SHBA: Ndërhyrje brutale, po sillet si ambasadori sovjetik në diktaturë
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur nga stadiumi ‘Air Albania’, gjatë Kuvendit të thirrur prej tij, nuk i kurseu kritikat ndaj ambasadores amerikane në Shqipëri, e cila sipas tij po sillet njësoj si ambasadori sovjetik në kohën e komunizmit.
Ai e cilësoi si brutale ndërhyrjen e diplomates amerikane në punët e brendshme të PD, duke nënvizuar se ambasadorja nuk përfaqëson vlerat e lirisë dhe demokracisë që proklamon SHBA, por interesat e Xhorxh Sorosit.
“Ne u përballëm me një ndërhyrje brutale nga diplomatët e një vendi mik, SHBA. Me këtë rast dua të theksoj dhe t’u them këtyre zyrtarëve se ne jemi një komb i vjetër në historinë tonë, pakkush më shumë se ne ka pasur të bëjë me superfuqitë nga lashtësia deri sot. Bashkimi Sovjetik, ashtu siç e cilësoi në mënyrë gjeniale presidenti Regan, ishte perandori e të keqes. E kundërta e tij janë SHBA, perandori e lirisë, vlerave, vendi i madh ka bërë për lirinë e shqiptarëve më shumë se çdo vend tjetër në botë. Është e trishtueshme, e dhimbshme të shohësh ambasadoren e SHBA të sillet si guvernatore, njëlloj si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë”, tha Berisha.
Ish-kryeministri e cilësoi të pabazë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ta shpallur ‘non grata’, në një kohë që siç tha, ai ka qenë një nga liderët më të lavdëruar nga SHBA për suksese ndaj korrupsionit.
“Njeriu që ishte lavdëruar më shumë se kushdo në SHBA për luftën me sukses ndaj korrupsionin u shpall ‘non grata’ nga DASH. Nuk kisha pasur kurrë një akuzë të ngritur për korrupsion”, tha Berisha.
Ai ftoi zyrtarët e DASH ta rishqyrtojnë vendimin.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës