Interneti i Kosovës me IP serbe, bizneset dhe opozita ngrenë alarmin
Pas gati 14 vitesh me institucione të formuara, shteti i Kosovës ende përdor internetin me adresa IP të Serbisë.
Për bizneset e Kosovës, një situatë e tillë është shqetësuese pasi ndërhyrjet në treg dhe dëmtimi që i është bërë nga konkurrenca, ka sjellë mjaft pasoja.
“Ky shqetësim ka ardhur nga biznesi, sektori i mediave, të cilat janë ankuar, sepse me përdorimin e IP adresave të Serbisë, reklamat që dalin në portale dhe në ueb faqe dalin sipas gjuhës nga vijnë IP. Nga IP-të e Serbisë gjuha nuk del në gjuhën shqipe, por në gjuhën serbe. Kjo pastaj po i dëmton bizneset, por edhe vendin, sepse po na identifikon me një shtet tjetër që realisht po e dëmton edhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, thekson kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi.
Deputeti nga AAK, që është edhe anëtar i Komisionit parlamentar për Ekonomi, Pal Lekaj duke kërkuar me urgjencë adresimin e IP-ve, ka thënë për KosovaPress se përdorimi i tyre nga Serbia rrezikon sigurinë dhe privatësinë e qytetarëve në Kosovë.
Në lidhje me këtë shqetësim, Oda e Afarizmit i ka dërguar shkresë kryeministrit Kurti, si dhe zhvilluar disa takime me ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, por deri më tani nuk ka veprime konkrete. Dëmi shtetëror dhe ekonomik po vazhdon.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në