‘Nuk po shkarkojmë njerëzit e Berishës’, Ina Zhupa shpjegon shkarkimet brenda PD
“Ka një perceptim të gabuar sikur ne po shkarkojmë njerëzit që mbështesin z. Berisha. Në fakt ata njerëz nuk janë shkarkuar në këto tre muaj që kanë marrë pjesë në foltore… Dje ata kanë vendosur të vetëshkarkohen nga PD duke mos njohur institucionet e PD. Ne do të legalizojmë atë që ata vetë kanë bërë gjatë mitingut në Air Albania të Berishës,” kështu i komentoi zhvillimet e minutave të fundit nga selia e PD, zëdhënësja Ina Zhupa për gazetarin Ardit Hoxha të Euronews Albania.
“Është e nevojshme që PD të ndahet një herë e mirë nga çdo aludim për qasje anti-amerikane apo për destabilitet,” tha Zhupa.
Sipas zëdhënëses së PD, anëtarët për të cilët po votohet shkarkimi, nuk po përjashtohen nga partia, por do të zhvishen nga funksionet e tyre zyrtare brenda PD.
Këshilli Kombëtar po voton në mënyrë të fshehtë për propozimin e shkarkimit të anëtarëve të kryesisë që shkelën vendimin e kryesisë dhe organizuan struktura paralele duke marrë pjesë në Kuvendin e organizuar ditën e djeshme nga demokrati Berisha.
Votimi synon shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, të PD Edi Paloka, anëtarëve të kryesisë: Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Oerd Bylybashi, si dhe sekretarëve: Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Kelliçi dhe Ledina Mandia.
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane