Këshilli Kombëtar shkarkon nga funksionet Palokën, Nokën, Bumçin, Vokshin, Bylykbashin, Strazimirin dhe sekretarët

12 Dhjetor 2021 | 19:25

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana përsëriti nga selia blu 251 herë fjalën pro, mbrëmjen e të dielës, ndërsa numëroheshin votat për shkarkimin e disa zyrtarëve të partisë nga funksionet e tyre.

Kutia e votimit mbante 257 vota gjithsej, ku 4 vota ishin kundër dhe 2 ishin të pavlefshme, raportoi gazetari Ardit Hoxha i Euronews Albania.

Këshilli Kombëtar i PD vendosi shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, anëtarëve të kryesisë: Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Oerd Bylybashi, si dhe sekretarëve: Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Kelliçi dhe Ledina Mandia.

Këshilli Kombëtar i PD ka 479 anëtarë, pra në votim nuk morën pjesë 222 anëtarë.

Votimi u organizua me votë të fshehtë me propozim nga Kryesia e PD me arsyetimin se anëtarëve shkelën vendimin e kryesisë dhe organizuan struktura paralele.

Votimi nuk përbën përjashtimin e tyre nga PD, por shkarkimin nga funksionet.

“Për ta [të shkarkuarit] nuk ka më kryetar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkryetarë, nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, perveç kësaj trupe që sillet si celulë ilegale që kërkon t’i mbivendoset istitucioneve legjitime të partisë,” deklaroi Gazmend Bardhi, sekretari i PD.

“Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si anëtarë të kryesisë qendrore të PD,” shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026