Verstappen bëhet piloti i parë holandez që titullin kampion në F1
Maks Vershtapen arriti ti rrëmbente titullin kampion, Ljuis Hemilton në xhiron e fundit të Çmimit të Madh të Abu Dhabi për të mbyllur një nga sezonet më emocionuese të Formula 1 të viteve të fundit.
Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen u shpall kampion bote në Formula 1 për vitin 2021. Ai triumfoi në garën e Çmimit të Madh të Abu Dhabi zhvilluar të dielën pasdite në pistën e Yas Marina pas një gare të çmendur, të vendosur në xhiron e fundit. Në vendin e dytë u klasifikua piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton. Ai e dominoi garën për 58 xhiro, por e humbi atë në kthesat e fundit ashtu sikurse humbi edhe titullin kampion.
Një fitore që ishte shumë pranë Hamilton, por një aksident i një makine Williams 6 xhiro nga fundi dhe hyrja e makinës së sigurisë në pistë vendosi fatet e këtij sezoni.
Në xhiron e fundit dhe të vetme në dispozicion, holandezi parakaloi britanikun, DHE më pas arriti te mbrohej duke fituar garën e titullin kampion.
Ky është titulli i parë kampion në karrierë për Verstappen, teksa titullin për konstruktorë e fitoi skuderi Mercedes.
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta