Tensionet në selinë e PD, Basha i ashpër me Berishën: Burracak, ish-komunist i vjetër, kërkon të kthejë ‘97
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim për mediat dënoi ashpër skenat e ndodhura në selinë e PD, pas mësymjes së Sali Berishës dhe mbështetësve të tij, të cilat siç tha të kujtojnë vitin famëkeq ‘97.
Sipas tij, Sali Berisha i përket së shkuarës, që tashmë është bërë barrë dhe pengesë për demokratët në objektivin e tyre për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën.
“Ky ishte një spektakël i shëmtuar i së kaluarës, i asaj të kaluarës që PD ka vendosur ta lërë pas. Shkaku i kësaj sjellje që të kujton të kaluarën është vendimi i djeshëm i këshillit kombëtar. Koha kur sallat e këshillave kombëtar ishin arenë rrahjesh ka marrë fund. Është një shenjë e ndarjes së pakthyeshme me anën e errët të Sali Berishës. Në përpjekje për karshillëk ndaj SHBA marrëzia e Sali Berishës nuk ka fund”, tha Basha.
Basha e cilësoi Berishën një ish-komunist të vjetër, një pakicë e dëshpëruar të cilën demokratët do ta lënë pas. Ai akuzoi ish-kryeministrin se po kontribuon për të mbajtur në pushtet Edi Ramën.
“Do të ecim përpara pa u ndaluar nga ish-komunistët…Sali Berisha e nisi si njëri me dy tesera partie në xhep dhe po e mbyll si një non grata. Kemi shkelur mbi standardet tona për t’i ruajtur fytyrën. PD do të çlirohet nga Sali Berisha dhe gorillat e tij. Këtë thirrje kam për Sali Berishën; hiq dorë nga të qenët tub oksigjeni për Edi Ramën”, u shpreh kryedemokrati Basha.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar