Të zhdukurit gjatë komunizmit, OSBE: Shumë zhurmë, por asgjë
Prezenca e OSBE në Tiranë organizon një konferencë tre ditore mbi çështjen e të zhdukurve gjatë periudhës komuniste shqiptare.
Ambasadori Vincenzo Del Monaco vuri theksin tek fakti se mbi 600,000 persona janë zhdukur nga komunizmi dhe rastet kanë mbetur të pazgjidhura në këto 30 vite.
Shumë zhurmë për asgjë! – kështu i quan ambasadori i OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, veprimet e shtetit shqiptar këto 30 vjet për çështjen e të zhdukurve gjatë periudhës së komunizmit.
“Shumë herë vendi ka thënë se do të identifikojë dhe gjejë persona të zhdukur… gjithsesi deri më sot nuk është zgjidhur asnjë çështje e vetme”, tha ambasadori.
Kjo nuk i nxiti zyrtarët publik shqiptarë të tregojnë për planet e së ardhmes.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, foli për arritjet e deritanishme. Të tillë quan përkufizimin e fjalës “person i zhdukur” në ligjin e 2020-ës.
“Në korrik 2020 miratuam ndryshime në ligjin për informimin mbi dokumentet e periudhës së diktaturës. Përkufizimi i fjalës person i zhdukur. Quheshin të përndjekur politik. Sot them se ka ardhur koha ta përcaktojmë konkretisht rolin e çdo institucioni dhe të koordinohemi”, tha ai.
Konferenca organizohet nga OSBE në Tiranë dhe Universiteti i Tiranës me mbështetje të qeverisë gjermane, në 13 deri në 15 dhjetor për të diskutuar drejtësinë tranzitore dhe përvojën e Shqipërisë.
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve