A do mbyllen fasoneritë pas shtimit të infeksioneve? Flet zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli

24 Prill 2020 | 14:30

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur për Euronews Albania në lidhje me gjendjen e pandemisë së COVID-19 në Shqipëri.  Ajo theksoi se pavarësisht numrave të regjistruar me coronavirus, situata është e menaxhueshme dhe kjo tha Rakacolli faktohet nga rënia e personave që marrin shërbim në spital dhe numri i atyre që janë shëruar.

“Situata është tërësisht e kontrolluar, sepse edhe ato rritje që shënohen janë brenda kurbës së vlerësuar. Shifrat janë brenda atyre të priteshin dhe janë të kontrolluar. Gjendja ka qenë më e mirë se sa java e kaluar”, tha ajo.

E pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Bruna Çifligu, për numrin e vatrave në Shqipëri, znj. Rakacolli u shpreh se 100 vatrat aktive që janë dokumentuar tashmë nuk përbëjnë ndonjë rrezik të shtuar. Ajo foli edhe për situatën në fasoneri, të cilat së fundmi janë kthyer në vatra infeksioni për COVID-19, ndërsa theksoi se subjektet që janë kapur në shkelje janë mbyllur sipas ligjit në fuqi.

“Nuk është fare i lartë, sepse 100 vatra aktive, do të thotë se këta persona janë të shpërndarë në formë vatrash. Kjo ka qenë gjëja jo e mirë e javës së kaluar, ku pati një numër të konsiderueshëm. E rrezikshme nuk quhet për komunitetin e madh, sepse qendrat e grumbulluara do të thotë se e ke më të vogël shpërndarjen e infeksioneve dhe gjurmimin e kontakteve e ke më të lehtë. Kjo është një tregues se nëse nuk zbatohen masat, mund të ndodhin edhe ato që ndodhën. Në bazë të ligjit, fasoneritë të cilat u evidentuan njerëz të sëmurë janë të mbyllura. Kontrolli do të jetë edhe më i madh. Do të ketë persona që do të ndjekin masat në terren”, theksoi Rakacolli.

Pyetjes se a është menduar për mbylljen e fasonerive, zëvendësministrja u përgjigj si vijon: “Komiteti i Ekspertëve nuk e ka gjykuar të ishte e nevojshme mbyllja. Në rast se zbatohen masat e rekomanduara, që kanë të bëjnë me distancimin dhe përdorimin e masave nuk ka problem. Ka çeduar tek pjesa e mospasjes së mjeteve mbrojtëse personale”, theksoi ajo.

Lidhur me rastet e shtuara të personave të infektuar tek “Burgu 313”, Rakacolli u shpreh se në këto ambiente është bërë një hetim epidemiologjik i detajuar, ndërsa shtoi faktin se në kohë pandemie është shumë e vështirë gjetja e burimit të infeksionit.

“Është bërë një hetim i rëndësishëm epidemiologjik për këtë institucion dhe kjo ka treguar se në kohë pandemia është e vështirë të gjesh se ku merret infeksioni. Vetëm në saj të kësaj, u bë e mundur të zbulohen edhe rastet e tjera dhe kjo gjë tregon me prova se sa e rëndësishme është respektimi i masave të distancimit fizik.”, theksoi ajo.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026