Projektligji për financimin e partive, Kurti: Qeverisja nuk duhet të jetë produkt i korporatave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e sheh të nevojshme miratimin e Projektligjit për financimin e partive politike. Në diskutimin publik, lidhur me këtë projektligj, Kurti tha se duhet të dihen saktë burimet e financimit të partive politike.
Ai theksoi se rezultatet e zgjedhjeve dhe qeverisja nuk duhet të jenë produkt i korporatave, pasi sipas tij, të njëjtat investojnë në parti për t’iu kthyer të hyrat më pastaj përmes tenderëve.
Ani pse ftesës së tij nuk i janë përgjigjur pozitivisht partitë opozitare, Kurti kërkoi konsensus ndërpartiak për t’i shtyrë përpara ndryshimet e nevojshme.
“Kur një korporata jep milionat për një politikan, nuk i jep ato sepse ka simpati për politikanin, apo politikanen. Por dëshiron që nesër, ajo apo ai të jetë në pushtet, të fitojë shumëfishin e këtij investimi përmes tenderëve dhe licencave shtetërore. Pra për korporatat paratë përmbi partitë politike, apo një politikan janë investim që pret edhe kthim edhe fitim. Ne shpresojmë që në këto parime të kemi konsensus ndërpartiak pasi është për të mirën e përgjithshme, pasi nuk mund të lejojmë qe rezultatet e zgjedhjeve, pastaj edhe qeverisja të përcaktohen nga korporatat”, tha kryeministri i Kosovës.
Ndarja e parave për partitë politike, sipas kryeministrit Kurtit duhet të bëhet në bazën e disa parimeve.
“Ndarja e parave, alokimi i mjeteve është i rëndësishëm në kuptim të funksionimit të partive politike, por kjo duhet bërë në bazën e një kornize të qartë ligjore në të cilën duhet t’i kemi këto parime. Balancë e arsyeshme ndërmjet financimit publik dhe privat, kritere të drejta në lidhje me shpërndarjen e kontributeve ndaj partive politike. Rregulla strikte lidhur me donacionet, vendosje e kufirit të shpenzimeve të ndërlidhura me fushata zgjedhore, transparencë e plotë të llogarive bankare dhe përcaktim i pavarur i auditimit dhe sanksioneve dhe kandidatëve që i shkelin rregullat”, tha ai.
Pjesë e këtij diskutimi publik, përmes një video-lidhje ishte edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili mbështeti iniciativën e Kurtit dhe kërkoi një reformë urgjente në financimin e partive politike.
“Financimi i partive politike është i rëndësisë së veçantë për funksionimin e mirëfilltë të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Financimi i partive politike është një fushë e cila duhet të ketë një reformë urgjente dhe gjithëpërfshirëse për të rritur transparencën dhe llogaridhënien në mënyrë që financat e partive politike të jenë më të qarta”, theksoi ai.
Ndryshimet në këtë projektligj i konsideroi të nevojshme edhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko. Ndërkohë pozitivisht debatit publik i janë përgjigjur edhe pjesëtarët e shoqërisë civile.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar