Vrasja e 29-vjeçarit në market, autori efektiv policie
Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së 29-vjeçarit Jurgen Duka në orët e para të mëngjesit të sotëm në një market në Tiranë. Sipas policisë, autori i vrasjes është shtetasi Arbër Sula, 27 vjeç banues në Sauk, punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, i cili është shpallur në kërkim.
Nga veprimet hetimore të kryera dhe deklarimet e marra nga personat që ishin prezent në vendngjarje ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes, sqaron policia.
Gjatë kontrollit të rrobave të shtetasit Jurgen Duka grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një DVR me pamjet filmike të ngjarjes.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet.
Dyshohet se Jurgen Duka në gjendje të dehur, së bashku me shokun e tij, kanë hyrë në një market dhe pas një debati, ku janë përdorur fjalë banale, autori ka qëlluar me armë zjarri. Sipas dëshmitarëve okularë, viktima i ka kërkuar autorit të paguajë faturën e produkteve që po blinte.
Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, ku në vitin 2016 Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burg.
Për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Përndjekja” në vitin 2017, ai është dënuar me 4 muaj burg.
Gjithashtu, në vitin 2013 viktima është proceduar për veprën penale “Mashtrimi” dhe në vitin 2014 është proceduar për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet