Serbia hap një bllok kapitujsh në negociatat për anëtarësim në BE
Serbia hapi sot në Bruksel negociatat për një bllok kapitujsh, si pjesë e procesit të anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.
Në konferencën ndërqeveritare është hapur blloku 4, që ka të bëjë me politikën e transportit, energjisë, rrjeteve trans-evropiane, mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike.
Nga Serbia është kërkuar që të ketë rol konstruktiv edhe në dialogun me Kosovën dhe se kjo “do të përcaktojë edhe dinamiken e negociatave të anëtarësimit”.
Komisioneri i zgjerimit i Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi hapjen e katër kapitujve në negociatat me Serbinë e quajti “sinjal të rëndësishëm jo vetëm për Serbinë por edhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
“Negociatat e anëtarësimit po përparojnë dhe BE-ja po i përgjigjet përparimit që bëjnë shtetet kandidate. Hapja e negociatave për këta kapituj, do të thotë se tash mund të fillojë puna e rëndësishme në këto fusha. Na pret punë shumë e madhe” tha Varhelyi.
Serbia në këtë konferencë është përfaqësuar nga Kryeministrja, Ana Bërnabiq. Ajo tha se vendi i saj pret së shpejti hapjen e kapitujve të tjerë. Ajo paralajmëroi investime të mëdha të Serbisë në fushën e ruajtjes së mjedisit, një prej temave të përfshira në kapitujt që u hapën më 14 dhjetor.
“Hapja e këtij grupi është jashtëzakonisht e rëndësishme për Serbinë, ky është grupi më i rëndësishëm nga të gjitha grupet. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë me partnerët e BE-së për të përmbushur ngadalë standardet e Bashkimit në mënyrë që të mbyllim këta kapituj”, tha Bërnabiç.
Me hapjen e këtyre kapitujve Serbia tash ka të hapur, 22 nga 35 kapituj në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë