Roland Lami: Kuvendi i 11 dhjetorit tregoi se PD anon nga Berisha, por Basha pretendon shumicën

14 Dhjetor 2021 | 16:39

Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga Sali Berisha tregoi se pala e këtij të fundit ka shumicën e PD-së si mbështetëse, ndërsa Lulzim Basha po tenton të njëjtën gjë, po përmes artificave juridike.

Kështu u shpreh në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania pedagogu Roland Lami.

“Ky Kuvend mbyll çështjen e mbështetjes dhe sigurimit të shumicës brend PD-së por mesa duket palat janë futur në artifica juridike, siç po tenton Kuvendi i 18-tës”, tha ai.

Për pedagogun, zgjidhja e tensionit aktual të PD-së do të vijë atëherë kur të provohet se kush ka shumicën e mbështetësve. Sipas tij, shumicën i kishte Kuvendi i 11 dhjetorit, mirëpo Basha me mbështetësit e tij pretendojnë mbështetje më të madhe për Kuvendin e 18 dhjetorit.

“Këto pyetje janë të natyrës politike, jo juridike dhe proceduriale siç tenton në kanalizohet biseda”, tha pedagogu.

Ashtu siç Kuvendi i 11 dhjetorit mblodhi thuajse 5000 delegatë, ashtu edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi lexoi emrat e më shumë se 5000 delegatëve si mbështetës të Kuvendit të 18 dhjetorit. Mirëpo PD nuk ka një numër aq të madh delegatësh dhe një delegat nuk mund të votojë dy herë, ndaj mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me datë 18 dhjetor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026