Moti i keq lë 33 fshatra pa energji elektrike në Korçë

14 Dhjetor 2021 | 19:31

Me qindra familje në fshatrat e Korçës prej 4 ditësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Rrjeti i amortizuar dhe stuhitë e dëborës kanë rrëzuar me dhjetëra shtylla të energjisë.

Prefekti i qarkut të Korçës, Dhori Spirollari, shprehet se situata ka qenë problematike, ndërkohë po bëhen analizat se çfarë ka ndodhur dhe ku duhet investuar konkretisht.

“Është një problem që po analizohet nga OSSHE, nga ekspertët. Situata është e vështirë, do të dalim ne përfundim pse ka ardhur kjo, sigurisht ka rrjete të amortizuara që kanë qenë dhe vitin e kaluar e s’kemi pasur këtë situatë të energjisë. Do e thonë ekspertët çfarë ka ndodhur dhe do organizohen masa për investim e ne zonat më të thella atje ku mungon tashmë”, tha Dhori Spirollari.

Mjaft e rënduar situata paraqitet edhe në 38 fshatrat e Njësive Gorë dhe Moglicë. Sipas administratorëve Nazmi Qose dhe Fetah Hoxha, reshjet e shumta të dëborës shoqëruar me ngrica kanë shkaktuar dëmë të mëdha në rrjetin e tensionit të ulët dhe tensionit të mesëm duke rrëzuar shtylla të shumta si dhe këputur kështu me qindra metër linja të tensionit të ulët.

Lidhur me qarkullimin rrugor, zyrtari më i lartë i prefekturës Juglindore thotë se akset nacionale janë të kalueshme ndërkohë po punohet për hapjen e rrugës në zonat e thella.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026