Pendarovski: Ballkani i Hapur nuk mund të ketë sukses me 3 shtete

15 Dhjetor 2021 | 13:21

Ballkani i Hapur nuk mund të ketë sukses nëse nuk përfshin të gjitha vendet e rajonit, tha presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ai tha nisma duhet të ketë 6 shtete dhe jo vetëm 3, ndërsa shtoi se ky projekt nuk mund të zëvendësojë Procesin e Berlinit.

Deklarata e Pendarovskit u bë sot në Prishtinë gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Ballkani i Hapur mund të jetë vetëm një nga mjetet për përmirësim të bashkëpunimit tregtar ekonomik dhe tregtar dhe jo politik dhe Ballkanin i hapur mund të trajtohet kështu dhe mund të jetë vetëm pjesë e procesit të Berlinit”, tha Pendarovski.

Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se “Open Ballkan” është një iniciativë nuk është ndërtuar në përputhje me parimet themelore të bashkëpunimi ndër fqinjësor.

Ajo tha se Kosova ka rezerva sa i përket aspekteve politike, qëllimeve të kësaj iniciative.

“Kjo iniciativë e nisur në Novi Sad e që ka ndryshuara emrin disa herë. Nuk është ndërtuar në përputhje me parimet themelore të bashkëpunimit ndër fqinjësor që kanë të bëjnë me gjithë përfshirjen e shteteve”, tha Osmani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026