‘Policët kanë nevojë për psikologë’, eksperti: Vrasja e të riut mund të shmangej 

15 Dhjetor 2021 | 16:21

Agjenti i krimeve në Policinë e Dibrës, ditën e djeshme do t’i nënshtrohej testit të drogës, por konflikti për radhën në market me Jurgen Dukën e çoi në kryerjen e një vrasjeje.

Arbër Sula, 27 vjeç, pas një zënke me fjalë, qëlloi për vdekje 29-vjeçarin, Jurgen Duka i cili ishte në gjendje të dehur. Sipas ekspertit, Artan Rexhepi efektivi i shpallur në kërkim gaboi në mënyrën se si reagoi.

“Policët kanë problem psikologjike, nuk ka psikologë në komisariate, nuk kalojnë në teste psikologjike. Ai e menaxhon situatën në mënyrën më të keqe të mundshme, armën duhet ta përdorte si mjet të fundit. E ka keq menaxhuar pastaj vlerësimet ligjore i takojnë gjykatës, por është një ngjarje shumë e rëndë”, tha Rexhepi.

Por a mund të shmangej kjo ngjarje nga vetë polici dhe si duhej të vepronte nëse përgatitja e tij si punonjës në Policinë e Shtetit do të ishte në lartësinë e duhur.

“Tërhiqu mbrapa, mund të qëllonte në ajër, mund ta parandalonte situatën. Plus nuk më duket që e mbush, mbajtja e armës me fishekë, s’ka kërcenim serioz jete ai nuk është në operacion. Koha që duhet për ta mbushur dhe koha që ta kesh gati nuk është vendimtare në rast se të bëjnë atentat, pra nuk ka pse ta kesh të mbushur”, shton Artan Rexhepi.

Për ngjarjen e rëndë në pranga përfundoi dhe miku i viktimës, Orges Drazhi prezent në momentin e ngjarjes por nuk kallëzoi krimin. Siç shihet në pamje ai është personi që debaton i pari me viktimën. Vrasja e të riut, Jurgen Duka  ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në një market i cili vazhdonte punën përtej orës policore, në kundërshtim me rregullat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026