18 dhjetori, Basha kuvend te Pallati i Koncerteve, Berisha referendum në rrethe
Në 18 dhjetor demokratët do të jenë të ndarë. Një pjesë e tyre do të jenë në Pallatin e Koncerteve në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha. Pjesa tjetër do të jenë në degët e rretheve për të marrë pjesë në referendumin e thirrur nga Sali Berisha.
Kuvendi do të nisë rreth orës 11:00. Aty do të vendoset për qëndrimin në vazhdim të partisë, por pritet të merret edhe një vendim për Berishën dhe mbështetësit e tij. Kuvendi do zgjasë rreth 5 orë dhe do marrin fjalën rreth 30 demokratë.
Një ditë pas Kuvendit, do të mblidhet Këshilli Kombëtar, ku do vendoset lidhur me organizimin e forumeve të PD dhe përfaqësimin në parlament të saj.
Nga ana tjetër, Berisha kërkon me referendum votat e 75 mijë demokratëve për shkarkimin e Bashës.
Është ngritur një komision që do të merret me organizimin e këtij referendumi i përbërë nga Albana Vokshi, Keltis Kruja, Edith Harxhi, Eno Bozdo dhe Ervin Minarolli.
Vendvotimet do jenë të ndryshme. Në disa qytete demokratët do shkojnë në selitë e degëve për të votuar, ndërsa në disa qytete të tjera janë zgjedhur godina publike.
Votimi i referendumit do zgjasë nga ora 8:00 e mëngjesit deri në 17:00.
Me një konflikt që vijon prej më shumë se 3 muaj, 2 logo, 2 vula dhe 2 organe drejtuese, demokratët duken më të përçarë se kurrë dhe gjasat më të mëdha janë që përplasja të përfundojë në Gjykatë.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve