Basha vendos ‘kufizime’ për drejtuesit në PD: Shteti i kapur nga 6 oligarkë

18 Dhjetor 2021 | 13:18

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin Kombëtar tha se delegatët e PD do të vendosin me votë për të ardhmen e partisë.

“Thelbi i asaj që do të zgjedhim do të jetë përcaktues për Shqipërinë e së nesërmes”, tha Basha duke shtuar se do të ketë kufizime për personat që kanë bashkëpunuar me diktaturën dhe të inkriminuarit.

Basha tha se “nuk do të lejojmë struktura të PD që kanë lidhje me diktaturën komuniste” duke shtuar se “asnjë personazh që ka lidhje me atë regjim dhe atë parti” nuk do të marrë rol drejtues në parti.

Kreu i PD tha se i njëjti rregull përjashtues do të jetë edhe për “njerëz të inkriminuar gjatë 30 viteve, duke u bërë objekt i dënimeve penale”.

Gjithashtu se nuk do të lejohen të kenë role drejtues në PD njerëz që cenojnë orientimin perëndimor dhe stabilitetin e rajonit.

“Jemi partia që kemi propozuar dekriminalizimin e politikës dhe së fundmi vetingun e politikanëve. Do të lemë jashtë radhët tona ata që duan të sfidojnë SHBA për hallet e tyre personale”, tha Basha.

Kreu i partisë kryesore opozitare tha se vendi ka sot një qeveri të kapur dhe të korruptuar. Basha tha se qeveria bën ligje për interes të një numri të vogël njerëzish dhe në dëm të qytetarëve.

“Shqipëria vuan nga mungesa e lirisë ekonomike dhe kapja e shtetit. Shqipëria ka më shumë VKM për 6 oligarkë se sa për të gjithë qytetarët. Kapja e shtetit është korrupsioni më i madh në historinë e një vendi pasi ai devijon vullnetin e zgjedhësve dhe të zgjedhurve në duart e 10 personave që komandojnë një kryeministër aksionar dhe kukull të mafies”, deklaroi Basha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026