‘Një shtet është i gatshëm të njohë Kosovën falë punës sime’, Behgjet Pacolli letër publike Kurtit

19 Dhjetor 2021 | 18:29

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka drejtuar publikisht një letër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ku i thotë se një shtet, emrin e të cilit nuk e përmend, është i gatshëm ta njohë Kosovën.

Pacolli thotë se presidenti i këtij vendi është i gatshëm të shkojë javën e ardhshme në Kosovë për ta zyrtarizuar njohjen.

Arsyeja pse Pacolli e ka bërë publike këtë letër në Facebook, është sepse sipas tij, Albin Kurti nuk i lexon mesazhet që ky i dërgon në mënyrë private.

Pacolli thotë se ka punuar shumë që presidenti i këtij shteti ta njohë Kosovën dhe i kërkon Albin Kurtit që të organizojë takimet përkatëse zyrtare me synim njohjen e Kosovës.

“Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, për të kryer formalitetin e njohjes dhe të diskutojnë për vizitën tuaj eventuale në këtë shtet. Gjithçka është e rregulluar, zotëri Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj”, shkruan Behgjet Pacolli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026