Rama rendit kategoritë për dyfishim të ndihmës ekonomike dhe kush përfiton ndihmë financiare

20 Dhjetor 2021 | 10:50

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga janari i vitit të ardhmëm do të ketë dyfishim të ndihmës ekonomike për nënat me tre apo më shumë fëmijë, për vajzat e dhunuara dhe trafikuara, për jetimët që janë në skemën e ndihmës ekonomikë dhe për fëmijët me aftësi ndryshe.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë nënvizoi se ligji i ri për Statutin ‘Fëmijë në mbrojtje të Republikës” do të japë një trajtim financiar edhe për fëmijët që prindërit e tyre kanë rënë në krye të detyrës.

“Për të gjithë fëmijët apo persona nën kujdestari të dëshmorëve të atdheut, të mjekëve dhe infermiereve që kanë humbur jetën si rezultat i pandemisë në krye të detyrës, të personave që kanë humbur jetën në përpjese për të mbrojtur pronën publike, ose për të shpëtuar dhe mbrojtur jetën e individëve të tjerë. Nëpërmjet kësaj nisme shteti merr në mbrojte dhe në përkujdesje të veçantë të gjithë fëmijët e këtyre kategorive. Ky status përfitohet edhe deri në moshën 18 vjeç.  Deri në  25 vjeç nëse ndjek arsimin e lartë”,  tha Rama.

Ai sqaroi se trajtimi financiar mujor do të llogaritet në bazë të pagës më mujore më të lartë të prindit apo kujdestarit ligjor që ka humbur jetën.

“Mbrojtja për fëmijët bëhet në masën 100% kur personi që ka humbur jetën ka 1 fëmijë, në masën 70% kur ka 2 fëmijë, në masën 50% kur ka 3 fëmijë, në masën 40 kur ka 4 fëmijë”, tha kreu i qeverisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026