Jepen Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2020, Flutura Açka fituese e prozës më të mirë
Veprat artistike dhe studimore te vitit 2020, u lexuan dhe përzgjodhën për çmimet kombëtare të Letërsie të cilat jepen nga Ministria e kulturës.
Për këtë vit kishte vetëm një risi, çmimi honorifik, i cili u dha për herë të parë.
“Çmimi honorofik ‘Muza’, i jepet këtë vit poetit Petrit Ruka me motivacionin: Poet i thellësive, i dashurisë dhe dhimbjes që me kalin e bardhë të poezisë tejkaloi çdo kufi kohor e hapësinor”, tha ministrja e Kulturës Elva Margariti.
Vepra më e mirë në prozë u shpall ajo e shkrimtares Flutura Açka që ja kushton të Birit të saj.
Ndryshe nga ceremonitë e kaluara këtë radhë, autorët fitues mungon pothuajse të gjithë.
Kryetari i jurisë, për çmimet kombëtare, njëkohësisht dhe kryetar i Akademisë së Kosovës, ndau çmimin për veprën studimore më të mirë, që ju dha akademikut Artan Fuga. Vetë Mehmet Kraja u ndal tek rëndësia e këtyre çmimeve që organizohen çdo vit nga Ministria e Kulturës.
“Çmimet letrare nuk e bëjnë letërsinë e as nuk vendosin hierarkinë e vlerave, janë vetëm një mjet ndihmues në popullarizimin e vlerave letrare”, tha Mehmet Kraja.
“Udhëtimi i Babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve” nga shkrimtarja Persida Asllani fitoi çmimin e letërsisë më të mirë për fëmijë.
“Prilli i hidhur” i Bardhyl Londos u shpall vepra më e mirë poetike e 2020-tës, ndërsa çmimin e përkthimit më të mirë e mori Granit Zela, “Lepur Vrapo” nga autori John Updike.
Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera