Vendet europiane ashpërsojnë masat anti-COVID në prag festash
Në kohën kur varianti Omicron po bëhet dominant, shumë shtete evropiane kanë vendosur të forcojnë masat kufizuese gjatë ditëve festive.
Kryeministri i Belgjikës Alexsandër De Croo u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes. Nga kjo fundjavë në Belgjikë kinematë, sallat e koncerteve e të tjera ambiente do të mbyllen. Qytetarëve u kërkohet para festave që të testohen.
“Ne mund t’i festojmë së bashku Krishtlindjen, por ju kujtojmë që të keni kujdes maksimal. Reduktoni numrin e personave në tryeze, mos u grumbulloni në grupe të mëdha, vetë testohuni përpara se të festoni së bashku Krishtlindjen, ajrosni ambientet e brendshme sa më shumë të mundeni”, u shpreh Alexander De Croo, kryeministër i Belgjikës.
Për shkak të frikës nga Omicron edhe Spanja rikthen detyrimin për të mbajtur maska në ambientet e jashtme.
“Masa më e rëndësishme për të përballuar këtë fazë të pandemisë është të përshpejtojmë procesin e vaksinimit, duke nxitur dozën e tretë. Për t’u ardhur në ndihmë punonjësve shëndetësorë do të mobilizojmë 150 skuadra të lëvizshme të vaksinimit, në ndihmë vijnë forcat ushtarake”, u shpreh Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës.
Në Barcelonë qindra qytetarë protestuan duke kundërshtuar vaksinimin anti-covid. Ata mbanin në duar pankarta ku kërkonin që vaksinat të qëndrojnë larg fëmijëve.
Në luftën me pandeminë, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave vendos të miratoi pilulën e Pfizer kundër COVID-19 për njerëzit mbi 12 vjeç që janë në rrezik të lartë.Pilula e quajtur Paxlovid, vërtetoi në testime se ishte e sigurt dhe zvogëloi me 88% rrezikun e shtrimeve në spital dhe vdekjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit