Komisioni i Rithemelimit të PD: Basha të dorëzojë detyrën deri më 5 janar
Komisioni i Rithemelimit të PD deklaroi sot se nëse Lulzim Basha nuk lë zyrën dhe nuk dorëzon detyrën deri më datë 5 janar të 2022, atëherë anëtarësia do të kthehet në “përmbarues politik”.
“Refuzimi i vendimi të Kuvendit Kombëtar, si organi më i lartë statutor i Partisë Demokratike të Shqipërisë, si dhe refuzimi i vullnetit të 43385 anëtarëve të PDSH të cilët ratifikuan vendimin e shkarkimit tuaj, do të detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbaruesin politik të vendimit dhe vullnetit të saj”, thuhet në letrën e Komisionit të Rithemelimit.
Me datë 11 dhjetor, mbi 4000 delegatë të PD-së gjatë Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha vendosen për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i tij si kreu i PD-së. Me datë 18 dhjetor u zhvillua një referendum gjatë të cilit 43879 demokratë votuan për shkarkimin e Bashës. Në të njëjtën ditë, Lulzim Basha zhvilloi Kuvendin e PD-së, për të cilin ai thotë se është i vetmi Kuvend legjitim.
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit