Skandali me pagërrjedhjen dhe targat, kryeprokurorja e Tiranës: Autori do të gjendet
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj deklaroi se po kryhen hetime të thelluara lidhur me skandalin e pagërrjedhjes dhe nxjerrjen e të dhënave për targat dhe se do të ketë të ndaluar lidhur me këtë çështje.
“Duke qenë një çështje sensitive, Prokuroria e Tiranës po kryen çdo veprim hetimore brenda kuadratit të ligjit. Jemi të bindur se deri në fund të këtij hetimi, veprimet do të jenë intensive dhe do konkludohet me vendimmarrje konkrete. Grupi hetimor është i përkushtuar në kryerjen e veprimeve të duhura hetimore dhe normalisht që do kemi autorë”, tha kryeprokurorja e Tiranës.
Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Toni Vocaj tha se nga ana e policisë janë duke u kryer veprimet e nevojshme në bashkëpunim me Prokurorinë, por refuzoi të jepte detaje teksa shtoi se me këtë rast po merret një grup i posaçëm hetimor.
Pas rrjedhjes në media të pagave të qindra mijëra shqiptarëve, Euronews Albania mësoi sot se Ervin Muça, drejtor i sistemit informatik pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI ka dhënë dorëheqjen.
Dy ditë më parë u publikua në media lista e pagave të mbi 600 mijë shqiptarëve, ndërsa ditën e sotme u publikua një tjetër databazë me të dhënat e targave, modelit, pronarëve dhe numrave personalë duke e thelluar dhe më tej këtë rrjedhje sensitive të të dhënave.
Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni
Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 18:12 Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet
- 18:04 Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni
- 17:56 Musk zgjeron X, nga rrjet social në platformë bankare
- 17:43 Botërori 2026 dhe debatet: Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin
- 17:33 Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë
- 17:31 Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage