Patronazhistët, Gjykata e Lartë u jep të drejtë gazetarëve

24 Dhjetor 2021 | 17:00

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar serververat e portalit “Lapsi.al”, të gazetarëve Andi Bushati dhe Armand Shkullaku.

Kërkesa e SPAK lidhet me skandalin e “Patronazhistëve”, ku në mars të këtij viti u publikua një databazë me të dhënat e rreth 920 mijë votuesve.

Gjykata e Lartë nuk i ka dhënë të drejtë SPAK-ut duke theksuar se për sekuestrimin e sendeve që lidhen me veprën penale, “duhet të arsyetohet edhe se këto sende janë të domosdoshme për vërtetimin e fakteve”.

Në vendim thuhet se “gjykata duhet të tregojë kujdes për mos cenim të marrëdhënies së gazetarit me burimin e informacionit, duke shmangur zbulimin e këtij burimi kur vërtetësia e të dhënave mund të verifikohet në një mënyrë tjetër”.

“Lapsi.al” publikoi listën e votuesve për Qarkun e Tiranës ku patronazhistë të Partisë Socialiste kishin lënë shënime mbi prirjen e votës së qytetarëve.

PS pranoi se dispononte në listë tillë, por theksoi se në databazën e publikuar janë bërë ndërhyrje të tjera duke shtuar aty numrin personal të identifikimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni

Një lajm i trishtë trondit komunitetin e sportit shqiptar. Akademiku Artan Pogoni, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak gjate pushimeve në...
18:04 | 28/07/2026

Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para

Një aksident është regjistruar këtë të martë në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”. Raportohet se një...
16:40 | 28/07/2026

Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar këtë të martë në edicionin informativ me Thimi Samarxhiun në Euronews Albania. Hoxha ka folur për rastin e...
16:38 | 28/07/2026