Protestuesit qëllojnë me llamba ministrinë e Ekonomisë në Kosovë, kërkojnë shkarkimin e ministres

27 Dhjetor 2021 | 14:13

Një grup qytetarësh në Prishtinë kanë organizuar një protestë kundër reduktimeve të rrymës, që kanë nisur javë më parë si pasojë e krizës energjetike në vend.

Protestuesit kanë kërkuar furnizim 24 orë me energji elektrike, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe shtetëzim të KEDS-it, Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike.

Protesta nisi para KEDS-it, ku një nga organizatorët e protestës, Dibran Hoxha theksoi se KEDS dhe qeveria ia kanë nisur me nga dy orë reduktime të rrymës, por në disa vende nuk ka rrymë deri 24 orë rrymë. Kjo sipas tij është diskriminuese.

Hoxha tha se reduktimi rrymës nuk duhet pranuar kurrsesi.

Protestuesit kanë theksuar se  “Ngrohja nuk është komoditet”, “KEDS t’i kthehet Kosovës”, dhe “Rizvanolli ik”.

Protestuesit kanë qëlluar me llamba drejt objektit të KEDS në formë proteste.

Protesta e nisur fillimisht pran objektit të KEDS-it në Prishtinë, pritet të zhvendoset pranë Qeverisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026