Progni: Kryqëzimi i të dhënave bëhet vetëm nga titullari ose me urdhër nga lart
Në emisionin “Now” me Erla Mëhillin u diskutua se kush fshihet prapa publikimit të pagave të qytetarëve të Shqipërisë.
Eksperti i IT Gent Progni tha se vazhdon të jetë e paqartë se si kanë dalë këto të dhëna personale.
Ai u shpreh se përgjegjësia bie te Agjencia Kombëtare e Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI), duke thënë se të gjithë IT-të që punësohen në institucionet shtetërore certifikohen nga ky institucion.
“Janë të varur drejtpërdrejtë nga AKSHI, dhe drejtoresha e AKSHIT është e varur drejtpërdrejtë nga kryeministri”, u shpreh Progni.
“Nuk mund të themi që këto të dhëna kanë rrjedhë nga një i çmendur në tatime, apo një keqbërës në tatime, sepse këtu kemi një rrjedhje të dhënash ose kryqëzim të dhënash në më shumë se një server. Dhe ky centralizimi i më shumë se një serveri bëhet vetëm në AKSH”, tha Progni.
Ai shpjedoi se ka kryqëzim të të dhënave, dhe e cilësoi shqetësues daljen e tyre.
“Nuk mund të themi që rroga është marrë në një institucion, ndërsa targat në një tjetër dhe numri i telefonit në një vend tjetër dhe është bërë nga ky IT i tatimeve. Pra, ky grumbullim, ky kryqëzim i të dhënave është i frikshëm sepse mund të bëhet vetëm nga titullari i atij institucioni dhe me urdhrin e atij institucioni, në një zyrë brenda AKSHI-t që quhet zyra e ndërveprimit”.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 12:54 Eliminimi nga Kupa e Botës, Carlos Queiroz jep dorëheqjen nga posti i trajnerit të Ganës
- 12:44 Ministri Hereu: Spanja pritet të tërheqë 100 milionë turistë këtë vit
- 12:29 Victoria Beckham synon një tjetër sukses, gati të hyjë në industrinë e luksit për shtëpinë
- 12:19 UEFA shpërthen ndaj FIFA-s: Vendim i paprecedent për Balogun, rrezikon integritetin e Botërorit 2026
- 12:07 Kosova sekuestron asete në vlerë 1 milion euro të një rrjeti të trafikimit të drogës
- 12:00 Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja