Dita Kombëtare e të Zhdukurve, Thaçi: Nuk ka amnisti për gjenocidin e kryer nga shteti serb në Kosovë
Në Ditën Kombëtare të të Zhdukurve në luftën e Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi foli për mosndëshkimin e krimeve të shtetit serb në Kosovë, nga drejtësia ndërkombëtare. Gjatë vizitës në memorialin për Masakrën e Mejës, më të madhes e luftës, kur forcat serbe vranë dhe zhdukën 376 civilë shqiptarë, Presidenti Thaçi tha se “nuk ka amnisti” dhe se “nuk ka paqe, pa drejtësi”.
“Ky është një gjenocid i shtetit të Serbisë, për fat të keq ende i ndëshkuar në rrafshin ndërkombëtar dhe nga asnjë drejtësi as lokale dhe as ndërkombëtare. Kjo heshtje ndërkombëtare nënkupton edhe njëfarë amnistimit ndaj gjenocidit serb të kryer në Kosovë. Por, nuk do të ketë në asnjë rrethanë, në asnjë kohë, nga askush përballë krimeve dhe gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë. Nuk ka paqe, pa drejtësi. Dhe, do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi, bashkërisht me ndërkombëtaret që ky gjenocid dhe këto krime ndëshkohen nga autoritetet përkatëse të drejtësisë, edhe lokale edhe ndërkombëtare”, tha Presidenti i Kosovës.
Duke numëruar krimet e ushtrisë dhe policisë serbe ndaj popullatës civile shqiptare, Thaçi tha se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.
“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ka vrarë mbi 10 mijë shqiptarë civilë. Ende nuk dihet për fatin e të pagjeturve shqiptarë. Ka kryer mbi 400 masakra mbi popullatën civile. Ka vrarë mbi 1300 fëmijë. Ushtria dhe Policia serbe kanë dhunuar rreth 20 mijë gra shqiptare. Po ajo ushtri e polici, dhe shteti serb, ka dëbuar edhe rreth 1 milionë civilë shqiptarë nga Kosova dhunshëm”, theksoi ai.
Ndërkohë, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës te memoriali për të zhdukurit e luftës, tha se kriminelët serbë duhet të përgjigjen para drejtësisë.
“Është miratuar ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, që mundëson që kriminelët e luftës së fundit në Kosovë të gjykohen edhe dënohen në mungesë. Është e rëndësishme që të kemi sa më shumë punë dhe aktivitet për zbardhjen e fatit të pagjeturve. Edhe për gjykimin e dënimin e kriminelëve. Për këtë si qeveri në detyrë jemi në gatishmëri maksimale, por është koha që edhe Prokuroria Speciale të thotë fjalën e vet dhe të bëj punën e vet”, tha Kurti.
Edhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, përkujtoi të pagjeturit dhe ka bërë thirrje për drejtësi. Edhe 21 vjet pas përfundimit të luftës, në Kosovë janë ende 1641 persona të zhdukur.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme