‘Omicron’ mund të shënojë fundin e pandemisë sipas mjekut Pipero

28 Dhjetor 2021 | 21:35

Mjeku Pëllumb Pipero thotë se ‘Omicron’ mund të shënojë fundin e pandemisë së COVID-19.

“Mendoj që për shumë arsye ky virus ‘Omicron’ shënon fillimin e fundit të pandemisë”, tha ai gjatë emisionit “Now”.

Ndaj sipas mjekut ndoshta përdorimi i dozës së katër apo të pestë që ka nisur të diskutohet ndoshta nuk do të jetë e nevojshme kurrë.

“Është herët që të flasim për një dozë të katërt. Ndoshta nuk do të vijë koha kurrë për të bërë një dozë të katërt apo të pestë”, tha Pipero.

Nga ana tjetër mjeku i njohur jep edhe parashikimin e keq, ku COVID-19 mund të mbetet një virus i përhershëm.

“Për mua lajmi i keq do të ishte fillimi i qarkullimit në formë endemike të virusit njëherë në hemisferën veriore dhe një herë në hemisferën jugore dhe kjo do të bënte që virusi të mbetej gjithmonë mes nesh”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026